Ndihmë
Letër Motivimi
Letrat e motivimit janë gjithnjë të kërkuara nga Univeristetet gjatë procesit të aplikimit. Këto letra ngelen si një nga shtyllat kyce të evaluimit dhe pranimit. Është shumë e rëndësishme të shprehni qëllimin tuaj të studimit në një mënyrë sa më formale dhe bindëse. Fatkeqësisht, cdo student has vështirësi të shprehi veten dhe rrjedhimisht, aplikimi tyre ngel në pirgun e aplikimeve të papranuara. Nga ana tjetër, ne ju ofrojmë mundësine e gjetjes së një profesionisti për ta bërë për ju!
Plotësojeni aplikimin tuaj me një letër motivimi shumë të mirë dhe rrisni shancet e të pranuarit në Universitetin që ju dëshironi!
Përgatitja e një CV në formatin EuroPass
Formati Europian I një Curriculum Vitae (Europass) është dokumenti I cili do përfaqësojë aftësitë dhe kualifikimet tuaja në mënyrë të frytshme, efektive dhe të qartë. Europass është relativisht I lehtë për tu përdorur, por ju dëshironi të keni një CV ndryshe nga e zakonshmja. Ajo cfarë ju dëshironi ndryshon në mënyrën se si këto kualifikime dhe aftësi janë prezantuar. Si studentë, mbase ju nuk keni një praktikë të madhe pune dhe mund të ndiheni sikur CV juaj nuk është edhe aq e kënaqshme. Sapo të kuptoni se cilat janë triqet dhe metodat e vënies në pah të aftësive tuaja, CV juaj do të jetë më befasuese sec ju prisni.
Prandaj, nxirrni në pah aftësitë tuaja dhe na lejoni të rregullojmë CV tuaj për ju!
Transkript
Përgatitja dhe përshtatja e një transkripti ose listës së detajuar të notave dhe lëndëve shkollore është një element kyc në aplikimin tuaj. Na lejoni t’ju ndihmojmë në përshtatjen e transkriptit dhe proceset që e karakterizojnë këtë proces. Universitetet e kërkojnë këtë të fundit si një vërtetim të studimeve tuaja të mëparshme. Në këtë mënyrë, transkripti vlen si një pasqyrë e asaj cfarë ju keni studiuar më parë dhe notave përkatëse. Gjithashtu, lëndët e studiuara prezantohen në detaj.
Përgatitja e Dokumentave
Profesionalizmi në prezantimin e background-it tuaj akademik mund të rrisi mundësinë e të pranuarit nga një Universitet. Të krijuarit të një dosjeje kërkon kohë dhe duhet bërë në një mënyrë thuajse perfekte. Në rast se ju nuk keni kohën e nevojshme të punoni në grumbullimin dhe përgatitjen e dokumentave, ne do e bëjmë këtë për ju. Pikët tuaja të evaluimit do të përmirësohen dhe ekspertët tanë do e përshpejtojnë procesin në rastë urgjence, ku ju nuk keni shumë kohë. Të gjithë dokumentët do të jenë unike dhe pa plagjarizëm.
E gjithë paketa është një investim në të ardhmen tuaj! Aplikoni tani, të cliruar nga stresi!