49 (0) 611711 869 50 info@workingermany.eu

Ji Zëri!

Transmeto mesazhin e tyre, në zërin e tyre!

Zëri

Agjencia jonë po ndihmon tashmë profesionistët dhe studentët që nuk kanë kohë të mjaftueshme, të shprehin idetë e tyre të shkruara nga shkrimtarë “mbrapa-kuintave”. Nëse jeni pasionant dhe akademikisht të përshtatshëm në një fushë të caktuar, atëherë kjo punë është për ju!
Të gjithë: student, folës pubik, konsultues, sipërmarrës, drejtorë etj., përballen me kohë të pamjaftueshme ose paaftësi në të shkruarit të mendimeve të tyre personale në letër. Kjo praktikë e mirënjohur ka funksionuar për dekada tashmë, por ne dëshirojmë të krijojmë një rrjet kompetent, të besueshëm për tu përdorur dhe konsideruar në cdo situatë.
Ekipi ynë ju gjen përshtatjen perfekte bazuar në profilin tuaj dhe ne ndërmjetësojmë komunikimin deri sa rrjedha juaj kreative të cojë punën përpara.

 

Pse të shkruash për të tjerët::

Mund të punosh nga shtëpia

Pagesë e kënaqshme

Komunikim i ndërmjetësuar

Zhvillon pasionin tënd artistik

Mëson ide të reja

RRIT REPERTORIN TËND

Këshilla për shkrimtarët e rinj:

  • Portofol Individual: Mblidhni të gjithë punimet tuaja dhe bindni klientin tuaj për aftësitë tuaja ne të shkruajtur. Duhet të jeni të përgatitur për të prezantuar punimet tuaja, sidomos ato të cilat lidhen me një temë ose fushë studimi të caktuar. Tani, ekspozoni veten tuaj
  • Kapni Zërin:Dëgjoni dhe kuptoni klientin tuaj. Kapni zërin e tyre dhe jini tregimtari I ideve të tyre. Gjatë kohës së kanalizimit të mendimeve të tyre, mundohuni të konsideroni dhe memorizoni karakteristikat e tyre të vecanta: fjalorin, mënyrën e të folurit, ritumin, vlerat. Distanconi opinionet tuaja nga kreativiteti dhe mundohuni të mos bini pre e krahasimit, konkurencës.
  • Njohuri ose Kërkim:Jini të gatshëm të ballafaqoheni me situata ku nuk keni njohuri në fusha të caktuara. Në këto raste, ju duhet të kërkoni njohuritë e sakta (research), në mënyrë që të prezantoni informacionet e duhura dhe të modernizuara. Mbani në mëndje faktin se, ajo cfarë ju po shkruani mund të shërbejë si zinxhir informacioni në të ardhmen.
  • Holistikisht:Puna dhe energjia juaj po shërben si një dhuratë ndaj botës. Ju po balanconi një punë që nëse nuk do të ishte për ju, ajo thjeshtë nuk do të ekzistonte. Mendjet e mëdha hasen me vështirësi në të shprehur, por kjo nuk ul vlerën e tyre.
  • Krijo një Rrjet:Rritu dhe promovo vlerat e tua. Nuk ka një shteg karriere të dukshëm për shkrimtarët e fshehur, prandaj është në dorën tënde të bashkohesh me këtë komunitet dhe të identifikohesh si një I tillë. Njëlloj si shkrimtaret online, projekti juaj I parë do të tërheqi shumë të tjerë në të ardhmen e afërt.
    Urime, bashkimi me rrjetin tonë në këtë ëebsite shënon hapin tuaj të parë në rrugën e suksesit!
Zëri juaj

Zëri tyre

Strukturimi dhe Skeletimi

Idetë Kryesore

Listimi i Argumentëve dhe Tranzicioni mes tyre

Mospërfshirja e një Teme të Caktuar

Shpjegimi I Informacionit të Avancuar nësë Kërkohet

Fjalë, Shprehi, Fraza Specifike

Zgjedhje Fjalësh të Bukura dhe Akademike

Të Dhëna, Statistika, Diagram

+ Çdo Liri e Dhënë nga Klienti juaj

Konkluzione

 

Zyra Qëndrore

Mainzer Str. 97
65189 Wiesbaden

Na kontakto