Intershipe
Rrjeti juaj i përditësuar për praktikën më të mirë të punës!
Rrjedhimisht, skuadra jonë e pa të arsyeshme ndihmesën e profesionistëve të rinj gjithashtu! Duke qënë se tregu po bëhet cdo ditë e më konkurues, kompanitë partnere Gjermane janë në kërkim të punonjësve më të mirë të së ardhmes. Këto kompani dëshirojnë të investojnë në të ardhmen tuaj e ndaj na kanë ofruar mundësi të pafundme për internship! Këto praktika jo vetëm do ju bëjnë kandidatë të përkryer për një kontratë të plotë pune në të ardhmen, por dhe do ju ekspozojnë në një terren pune profesional. Nga ana tjetër, ekspertët tanë ofrojnë këshillim të vazhdueshëm për studentët gjithashtu. Kjo, pasi ne e konsiderojmë këtë si një komunitet të madh profesionistësh, duke ju ndjekur nga hapat tuaja të para drejt suksesit tuaj.
Zhvilim i Brezit të Ri
Pa Procedura të Tejzgjatura
Praktikë mbi Teori
Hyrje e Kollajtë
Punësim nga Kompanitë Pritëse
Pa Burokraci
Në bashkëpunim me kompanitë partnere Gjermane, skuadra jonë ju ofron një ndryshim të theksuar të karrierës suaj duke drejtuar trajektoren tuaj te tregu më i fuqishëm. Studentët dhe ata që janë të sapo diplomuar janë tani të ballafaquar me mundësi të besueshme, ekskluzive dhe të arritshme!
Le të vlerësojmë kohën tuaj, tregu është i shpejtë.
Përshkrim I shkurtër se pse po ofrojmë Internshipe tani
Kompanitë duan të investojnë te punonjësitë e së ardhmes
Nëse mendon se ju jeni ata që konkuroni me kandidatën e tjerë, keni të drejtë por jo plotësisht. Kompanitë të mirënjohura janë vazhdimisht duke konkuruar me njëra-tjetrën për të marrë punonjësitë më të mirë dhe prandaj kanë arritur në këtë strategji: investo në profesionistët e rinj dhe mësoji se si të përmirësojnë veten e tyre. Në këtë mënyrë, kompanitë nuk kërkojnë më për ekspertët më të mirë, pasi ata tashmë i kanë mes tyre. Në ketë mënyrë, vlera e punonjësit rritet.
Fillimet e karrierës në një pozicion të caktuar do të të mbajnë mbërthyer si punonjës lehtësisht të zëvëndësueshëm. Gjithsesi, nësë punëdhënësi juaj ka investuar më parë te ju, vlera juaj në kompani do të jetë shumë e rëndësishme per mbarvajtjen e kompanisë.
Të duhet eksperiencë për të fituar eksperiencë
E fshehta e menaxhimit të kohës qëndron në vlerën që I vendos kohës tënde. Ndryshimi mes të kaluarit drejt e në tregun e punës dhe të filluarit me një internship qëndron pikërisht në vlerën e kohës së punës. Një praktikanti I jepet një trajnim I millfirtë, mekanizma të të mësuarit dhe detyra praktike. Kjo devotshmëri nuk jepet në mardhëniet e zakonshme të punës. Një internship ju mundëson ekspozim në kohë reale të mjedisit të punës duke forcuar njohuritë që ju keni marrë gjatë studimeve tuaja. Eksperienca e të mësuarit në një ambjent të sigurt e comfort mund t’ju drejtojë në një zonë të paeksploruar të munësive të reja.
Njihni veten tuaj: Punoni mbi veten tuaj
Të eksploruarit të aftësive dhe zotësive të vetes është një hap i cili duhet bërë para eksplorimit të tregut. Zhvendosja e kohës dhe energjisë drejt përmirësimit të vetes do ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur në karrierë. Të provuarit të Internship do ju thellojë në procesin e vetë-reflektimit dhe do ju ndihmojë të dilni nga një rutinë, komunitet, shkollë apo qytet i caktuar. Nuk mund të nxisni zhvillimin e vetvetes pa pasur një njohje të thellë të vetes fillimisht. Hiqni dorë nga cfarëdo është e panevojshme dhe synoni atë cfarë ju përshtatet më së miri. Prandaj njiheni vlerën tuaj, vendosni qëllime dhe arrijini!
Thelloni njohjet tuaja
Një internship ju ballafaqon me profesionistë të ndryshëm, ku secili/a mund t’ju mësojë dicka të re. Si profesionistë të rinj, të qënit praktikant ju vendos në një mbjedis më të kontrolluar dhe të qetë. Të krijuarit të njoheve të reja ka të bëjë me prezantimin e vetvetes me të tjerë, me qëllim krijimin e mardhënieve të punës drejt një synimi të përbashkët. Ky proces mbetet si shtylla kryesore e të zhviluarit të karrierës suaj. Për më tepër, Intershipet krijojnë mardhënie më të forta se sa njohjet e rastësishme e sidomos me ekspertët e fushave të ndryshme.
Përgjatë një Internshipi, juve ju jepet mundësia për të treguar vlerën, përkushtimin dhe talentin tuaj
Jini Alumnusi ynë më të vecantë dhe të paharruar!
Na lejoni t’ju vendosim ne galerinë tonë të Alumni, duke treguar rrugëtimin tuaj për këdo që klikon në ëebpage-in tonë! Ne ndihemi mëse krenar për profesionistët tanë të rinj dhe ju konsiderojmë si treguesin kryesorë të suksesit tonë!
Bashkohuni me skuadrën tonë dhe le të rritemi së bashku!
Një proces me katër pjesë
1
Aplikoni
Skuadra jonë është përkushtuar në të ofruarit të një munësie për këdo. Cdo dëshmi e cfarëdo aftësie ju con drejt asaj cfarë ne mundemi t’ju ofrojmë. Më rëndësishëm, ne po kërkojmë për ata të sapo-diplomuar, të cilët janë të gatshëm të ndajnë njohuritë dhe frymëzimin e tyre në një ambjent të caktuar pune. Mos hezitoni t’I jepni vetes tuaj dhe punëdhënësit tuaj një mundësi për përfitim të përbashkët!
2
Përfshihuni
Na lini t’ju ftojmë në një sferë të pafundme mundësish dhe kapni momentin për të fituar vendin. Shpërndarja e vendeve të fituara ngelet e kufizuar dhe tani ju ngelet ju për të nisur një kooperim të gjatë.
3
Konsultim dhe Bashkëpunim
Tashmë jeni brenda! Skuadra jonë do ju ndjeki që nga hapat tuaja të para dhe do ju përkrahë në zgjedhjet tuaja. Ne do të sigurohemi që ju të jeni të mirëpërgatitur dhe që pyetjet tuaja të jenë të gjitha të përgjigjura. Aftësitë tuaja do të analizohen dhe kjo do të lehtësoje procesin e përshtatjes së profilit tuaj me atë të pozicionit të duhur. Mbani në mendje faktin se, synimet dhe interesat tuaja do te cojnë përpara këtë fazë. Biseda ballë-për-ballë dhe këshillim I vazhdueshëm do ju drejtojë në kompaninë ku ju do të rriteni.
4
Përpara se të arrini
Ju nuk do të stresoheni për procedurat tuaja të udhëtimit. Ne do ju bëjmë me dije për variantet më të mira të udhëtimit dhe qëndrimit. Ne madje do ju dërgojmë dhe një listë të shkurtër me ato cfarë do ju duhet të keni me vete. Sapo të arrini, kolegët tanë do ju dhurojnë të gjithë kohën e duhur, në mënyre qe cdo gjë të shkojë ashtu sic dhe planifikuar. Ju nuk do të jeni vetëm, kudo që të shkoni!