49 (0) 611711 869 50 info@workingermany.eu

Punë të përkohëshme

Punë

Tregu Gjerman përbëhet nga një shumëllojshmëri eksperiencash dhe profesionesh të reja. Tregu në vetvete është duke ndryshuar shpejt cdo ditë dhe kjo kërkon aftësi të mira adaptuese!

Mënyra tradicionale e të punësuarit ka shfaqur gjithmonë një lloj sigurie për punëdhënësin e punëmarrësin ne saj të përkushtimit afatgjatë. Duke mbajtur në mendje faktin se, punonjësi do të specializohet vetëm në një fushë të caktuar, punëdhënësi do të investojë dhe trajnojë atë person për këtë fushë në vecanti. Rrjedhimisht, të dyja palët zgjohen cdo ditë duke ditur se e njëjta punë do të përsëritet për një kohë të gjatë e në mënyrë të njëjtë. Kjo është ajo cfarë ne quajmë një “zonë të sigurt”.

Struktura moderne e të punësuarit funksionon si një simbiozë mes punëve afatgjata dhe atyre të përkohshme. Studimet kanë treguar se mënyra e vjetër tradicionale karakterizohet nga linja të paluajtshme dhe prandaj lindën shumë limitime.

Një nga problemet më të mëdha me këto linja të paluajtshme ka të bëjë me pamundësinë e të rriturit në karrierë. Duke qënë se punonjësit hasin vështirësi në arritjen e pozicionit të dëshiruar, klima e punës është shumë e rreptë për ata që e lënë një punë duke rinisur një të re. Para disa vitesh, njerëzit ishin akoma të tmerruar nga ideja se mund të ndërronin punë ose profesion brenda një kohe të caktuar. Në këtë mënyrë, punonjësit nuk ishin të rrahur me mundësitë e rritjes në karrierë dhe eksperimentimit për të gjetur rrugën e duhur profesionale.

Nga ana tjetër, efektet e mënyrës tradicionale ishin më të dukshme te punonjësit e rinj. Periudhat e gjata të punës në një pozicion, i cili nuk përmbushte deshirat e tij/saj, erdhi si pasojë e frikës se papunësisë në rast dorëheqjeje. Kjo përkthehet në periudha akoma më të gjata punësimi pa interes për punën. Rrjedhimisht, një brez i tëre profesionistësh të talentuar ngelën të paqarte për pikat e tyre të forta e të dobëta. Kjo e gjitha vetëm nga këto linja të patundshme.

Punët e përkohshme mbeten mënyra më e mirë e analizës së vetvetes. Kompanitë dhe alternativat e tjera falin mundësinë e të bashkuarit një skuadre, për një periudhë të caktuar. Më pas, ju gjykoni vetë nëse doni të bashkoheni apo jo! Njëlloj si njerëzit, punët dhe industritë kanë lulëzur dhe janë bërë të shumëllojshme në natyrë.

 Nuk mund të jetë vetëm një pozicion I caktuar pune për ju.
Ju, puna juaj dhe bota jeni një trup, I cili ndryshon vazhdimisht duke u përshtatur me sfidat e shoqërisë moderne.

Zyra Qëndrore

Mainzer Str. 97
65189 Wiesbaden

Na kontakto